Arrestohet 20-vjeçari/ Shiste kokainë në lokalin e tij, gjatë kontrollit fizik policia gjen dhe..
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj rasteve të shitjes së lëndëve narkotike. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një shtetas që shiste lëndë narkotike kokainë në ambientet e lokalit të tij. Sekuestrohen sasi të lëndës narkotike kokainë, të ndara në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike në lokalin e tij në qytetin e Bulqizës, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në këtë ambient. Gjatë kontrollit fizik dhe në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje,...
Burimi:
sot.com.al