Arrestohen dy vietnameze në Tiranë, kishin marrë një apartament me qira
Policia ka arrestuar ditën e sotme dy vietnameze në Tiranë. Ata a arrestuan nga policia, pasi ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira. Të arresturat i përkasin moshës 51 dhe 33 vjeçe. Nga verifikimet rezultoi se bisedat për kryerjen e kësaj veprimtarie, kryheshin në rrjete sociale. Policia po hetton më shumë mbi rastin. Njoftimi i policisë Në vijim të operacioneve të bazuara te puna informative, me objektiv konstatimin e ambienteve të vëna në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Ilegal chat”. Gjatë tij, u arrestuan shtetaset vietnameze, Th. A., 51 vjeçe dhe Th. P., 33 vjeçe. Ato dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Naim Frashëri”. Nga verifikimet rezultoi se bisedat për kryerjen e...
Burimi:
gijotina.com