Arrestohen babë dhe bir! Gjykata i kishte dënuar për trafikim droge në Itali!

Arrestohen babë dhe bir! Gjykata i kishte dënuar për trafikim droge në Itali!

Policia italiane në Bernalda, Matera të Italisë, ekzekutoi tre urdhër-arreste kundër disa personave të dënuar për trafikimi të drogës të kryera midis viteve 2019 dhe 2020. Për pasojë, në pranga ranë , babë dhe bir shqiptarë, 60 dhe 32 vjeç, të dënuar për komplot për trafik dhe vepra të shumëfishta penale të trafikimit të drogës. Sipas medias italiane Il Mattino, oficerët sekuestruan një total prej mbi 50,000 eurosh cash, të cilat dyshohet se burojnë nga aktiviteti i jashtëligjshëm, gjithashtu dhe 20 gramë kokainë. Dy shqiptarët u transferuan në burgun e Materës. I treti ishte një 19-vjeçar italian, të cilit iu gjetën 3,400 euro në para cash dhe u akuzua për posedim me qëllim trafikimi, informon media italiane. Artikulli i plotë nga Il Mattino: Në Bernalda...