Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve të Jashtme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tha se po ndjek me vëmendje të plotë rastin e ndalimit të katër shtetasve shqiptarë nga autoritetet serbe për shkak se mbanin simbole shqiptare në makinë. MEPJ tha se Republika e Shqipërisë pret që çdo veprim i autoriteteve serbe të zhvillohet në përputhje të plotë me shtetin e së drejtës, duke respektuar të drejtat themelore dhe garancitë procedurale për çdo qytetar. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd po ndjek me vëmendje të plotë rastin e ndalimit të katër shtetasve shqiptarë nga autoritetet serbe. Menjëherë pas marrjes së informacionit, Ambasada u është drejtuar zyrtarisht institucioneve përkatëse në Serbi dhe ka kërkuar informacion të plotë mbi rrethanat e ndalimit, si dhe...
Burimi:
sot.com.al