Arrestimi i shqiptarëve në Beograd, Berisha paralajmëron: Të lirohen urgjentisht, ose protesta para ambasadës serbe

Arrestimi i shqiptarëve në Beograd, Berisha paralajmëron: Të lirohen urgjentisht, ose protesta para ambasadës serbe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi arrestimin e katër të rinjve shqiptarë në Beograd gjatë një konference për shtyp nga selia blu. Berisha kërkoi reagim nga komuniteti ndërkombëtar dhe paralajmëroi protestuea para amabasadës serbe nëse të rinjtë nuk lirohen. Ai e konsideroi këtë ndërhyrje si shkelje të të drejtave dhe e krahasoi presidentin serb me figura autoritare. Berisha theksoi se të arrestuarit nuk kanë kryer veprime të tjera përveç shprehjes së mendimit të tyre në rrjetet sociale. Ai shtoi se opozita do të reagojë me protesta nëse autoritetet serbe nuk ndryshojnë qëndrim. “Së pari dua të dënoj me forcë arrestimin e 4 të rinjve shqiptar në Beograd me urdhër të Vuçiç, kreut të organizatës kriminale të Beogradit. Janë arrestuar me fajin e vetëm se...