Arrestimi i Metës/ IFIMES: Sundimi i ligjit nuk matet nga forca e represionit, duhet hetim ndërkombëtar

Arrestimi i Metës/ IFIMES: Sundimi i ligjit nuk matet nga forca e represionit, duhet hetim ndërkombëtar

Ilir Meta TIRANË-Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka shqyrtuar rastin e arrestimit të ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Studimi i është referuar gjetjeve të Avokatit të Popullit lidhur me trajtimin e Metës në paraburgim ashtu si dhe për arrestimin. IFIMES thotë se “përdorimi i prangave, mbajtja e tyre brenda ambienteve të policisë dhe trajtimi i individëve pa një bazë të qartë ligjore konsiderohen me të drejtë të paligjshme dhe degraduese. Shqetësuese është se oficerët e policisë ishin të maskuar, drejtonin automjete pa shenja dalluese dhe nuk kishin identifikim të dukshëm ose kamera trupi.” Në raportin e IFIMES, thuhet se sundimi i ligjit nuk matet nga forca e represionit, por nga qëndrueshmëria e respektimit të procedurave, respekti për dinjitetin njerëzor dhe përputhshmëria me...