Arrestimi i Metës, IFIMES: Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut
Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta. IFIMES ka dalë në përfundimin se ka pasur mangësi serioze procedurale gjatë arrestimit dhe ndalimit, duke përfshirë mungesën e provave se individi është informuar menjëherë për arsyet e arrestimit, kufizimet në të drejtën për akses të menjëhershëm në një avokat, mosdhënien e një karte të të drejtave dhe mirëmbajtjen joadekuate të dokumentacionit zyrtar. IFIMES ka evidentuar gjithashtu dobësitë sistemike në sjelljen e Policisë së Shtetit me në krye Ilir Prodën, gjatë arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta. “Çështja kryesore në këtë rast nuk është ekzistenca e një vendimi gjyqësor, por mënyra e zbatimit të tij. Sundimi i ligjit nuk matet nga...
Burimi:
gijotina.com