Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, ILD përfundon hetimet: Shkelje etike nga ana e prokurorit

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, ILD përfundon hetimet: Shkelje etike nga ana e prokurorit

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar verifikimin e nisur kryesisht, të informacionit të bërë publik në media, ku ngrihen pretendime për shkelje etike, parashikuar nga neni 102, pika 2, gërma “dh” e ligjit nr. 96/1016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nga ana e prokurorit z. Gjergj Ceka dhe nga ana e gjyqtares znj. Megi Strakosha, me avokatin z. Ulian Bajrami, gjatë debatit të zhvilluar në seancën e datës 17.10.2025 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit M. L. (S.)., që përfundoi me arrestimin e avokatit. Inspektori i Lartë i Drejtësisë vlerëson paraprakisht se faktet (veprimet apo mosveprimet e magjistratit), të cilat mund të përbëjnë shkelje...