Arratisja spektakolare e Altin Ndocit, reagon Drejtoria e Burgjeve: IEVP Durrës nuk na ka informuar për shoqërimin e tij në spital
Drejtoria e Burgjeve ka reaguar sërish dritën e sotme për arratisjen nga spitali i Durrësit të Altin Docit, i paraburgosur IEVP Durrës. Sipas Drejtorisë së burgjeve, IEVP Durrës nuk i ka informuar në lidhje me shoqërimin e tij për vizitë mjekësore, e po ashtu në dijeni nuk është venë as drejtoria e Policisë së Durrësit, në kundërshtim me ligjin. Po ashtu sipas Drejtorisë së Burgjeve, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve. Reagimi i Drejtorisë së Burgjeve: Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon: Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej datës 20.05.2020, me masë sigurimi...
Burimi:
top-channel.tv