Arratisja spektakolare e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, ja cilët janë tetë zyrtarët e burgut që kanë rënë në pranga
Tetë zyrtarë të burgut Durrës janë arrestuar pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit ditën e djeshme. Më konkretisht në pranga ranë gjashtë efektivët e policisë që u morën me shoqërimin e të burgosurit, Zv/shefi i policisë së burgut (shefi ishte me leje) si dhe kryeinfermieri i spitalit. Të arrestuar janë: Aulon Çuko Dezdemon Pazaj Dorian Saraçi Sali Ferollari Preng Marvataj Fation Baçi Aranit Çela Violeta Uka Si ndodhi arratisja? Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e...
Burimi:
top-channel.tv