“Arratisja” që i trembi të gjithë/ Vërshojnë reagimet pas aventurës së 14-vjeçares që u zhduk për një ditë në Durrës

“Arratisja” që i trembi të gjithë/ Vërshojnë reagimet pas aventurës së 14-vjeçares që u zhduk për një ditë në Durrës

Rasti i 14-vjeçares nga Durrësi që u largua dje në mëngjes nga banesa dhe u gjet natën e kaluar në Tiranë, ka rikthyer në vëmendje një fenomen shqetësues që po haset gjithnjë e më shpesh, largimin e të miturve, kryesisht si pasojë e problemeve emocionale dhe mungesës së komunikimit. Ngjarja tronditi opinionin publik, ndërsa në shkollë shprehen se bëhet fjalë për një rast të papritur, pasi nxënësja e klasës VIII nuk kishte shfaqur probleme. Pas kësaj ngjarjeje, drejtuesit e shkollës bëjnë me dije se do të rrisin vëmendjen përmes diskutimeve me nxënësit e prindërit mbi pasojat e fenomeneve të tilla. Ndërkohë prindër te nxënësve e kanë përjetuar me shqetësim rastin, duke e parë si një kambanë alarmi për mënyrën se si po rriten fëmijët sot....