Arratisja nga burgu/ Momenti kur Altin Ndocaj ikën me vrap dhe polici e ndjek me armë në dorë
Sigurohet fotoja e një prej efektivëve të Policisë së Burgjeve, i fotografuar jashtë ambienteve të Spitalit Rajonal të Durrësit, në momentin kur ndjek nga pas të burgosurin Altin Ndoci, i cili arriti të arratisej. Pamja ka ngjallur reagime të forta, pasi tregon qartë se efektivi ishte i vetëm, i armatosur me pistoletë, duke vrapuar pas një prej personave më të rrezikshëm të botës së krimit. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë shoqërimit të Ndocit për vizita mjekësore në repartin infektiv të spitalit. Sipas burimeve, Altin Ndoci ka goditur me grusht njërin prej efektivëve brenda ambienteve të spitalit, duke krijuar momentin e duhur për t’u larguar me vrap jashtë godinës. Polici i goditur ka reaguar menjëherë, duke e ndjekur pas dhe duke qëlluar një herë në ajër...
Burimi:
gijotina.com