Arratisja e Altin Ndocit vë në ‘sitë’ të burgosurit, Ministri i Drejtësisë: Çojini në burgjet e sigurisë së lartë
pamje nga takimi TIRANË-Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mblodhi sot pasdite në një takim drejtuesit e burgjeve në vend, të cilëve iu kërkoi masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka urdhëruar Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të hartojë një plan të ri dhe të rishpërndajë nëpër seksione të burgosurit, bazuar në rrezikun shoqëror që kanë. Në deklaratën e tij, Lamallari i kërkoi drejtorit të burgjeve që të paraburgosurit dhe të dënuarit me rrezikshmëri të lartë, të transferohen nga Durrësi, në burgje të tjera. “Thirra sot një takim të posaçëm me drejtuesit e të gjitha Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend. Pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës...
Burimi:
zeri.ai