Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit

Arratisja e të paraburgosurit Altin Ndoci, e ndodhur më 13 janar 2026, ka sjellë pasoja të menjëhershme në strukturat drejtuese të sistemit penitenciar. Pas një analize të thelluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, është vendosur shkarkimi i gjithë zinxhirit komandues në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës. Vendimi është marrë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, në kuadër të përgjegjësisë institucionale për shkeljet e rënda të konstatuara në zbatimin e procedurave të sigurisë dhe shoqërimit të të paraburgosurve. Ndërkohë, Drejtori i IEVP Durrës është shkarkuar nga detyra me vendim të Ministrit të Drejtësisë, si masë direkte pas ngjarjes që ekspozoi dobësi serioze në menaxhimin dhe kontrollin e institucionit. Arratisja e Altin Ndoci-t, e ndodhur gjatë një shoqërimi për vizitë mjekësore, ka...