Arratisja e Altin Ndocit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues

Arratisja e Altin Ndocit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues

Pas arratisjes së Altin Ndoci nga Spitali Rajonal Durrës, ditën e djeshme (13 janar ), Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë masa të administrative dhe ligjore, duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës dhe duke ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve. Sipas njoftimit zyrtar, Altin Ndoci ishte i akomoduar në IEVP Durrës që prej vitit 2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Ai dyshohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në organizatë kriminale. Njoftimi:  Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon: Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës...