Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle në 3 qytete: Asnjë gjurmë nga i shumërkërkuari dhe njerëzit që e ndihmuan
arratisja e altin ndocit TIRANË- Policia e Shtetit është duke vijuar kontrollet për për gjeten dhe kapjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga Spitali i Durrësit. Uniformat blu janë duke ushtruar kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ku dyshohet se mund të jetë larguar Ndoci. Kontrollet më të shumta janë duke u kryer në Tiranë, përfshirë zonat periferike të kryeqytetit, ndërsa Ndoci dyshohet se është ndihmuar nga një grup i madh personash për arratisjen e tij nga spitali infektiv i Durrësit, ku ishte dërguar për vizitë.
Burimi:
zeri.ai