Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit
Pas arratisjes së Altin Ndocit, person i rrezikshëm dhe pjesë e një grupi kriminal, i akuzuar nga SPAK, mësohet se menjëherë pas ngjarjes është pezulluar zinxhiri komandues i burgut të Durrësit. Urdhri i pezullimit vjen pak orë pas arratisjes së ndodhur në spitalin Rajonal të Durrësit. Sipas detajeve, Altin Ndoci kishte kryer një vizitë mjekësore ditën e sotme, i shoqëruar nga dy punonjës policie. Nga të dhënat paraprake, Ndoci ka goditur njërin prej policëve dhe ka arritur të largohet, ndërsa sipas informacioneve, një automjet AUDI A7 i Bardhë me targa AA 700 RS e priste jashtë spitalit.
Burimi:
gijotina.com