Arratisja e Altin Ndocit, pezullohen nga detyra zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohen nga detyra zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Pezullohen nga detyra zinxhiri komandues e burgut të Durrësit. Vendimi është marrë pas arratisjes së Altin Ndocit. Deklarata e Drejtorisë së Burgut:  Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit. Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel