Arratisja e Altin Ndocit/ Pas shkarkimit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit, policia: Shpërdoroi detyrën

Arratisja e Altin Ndocit/ Pas shkarkimit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit, policia: Shpërdoroi detyrën

altin ndoci-indrit cerloj TIRANË- Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, është arrestuar mesditën e sotme. Paraprakisht, raportohet se ai është vënë në pranga për “shpërdorim detyre”. Arrestimi i tij vjen vetëm një ditë pas shkarkimit nga detyra si drejtor i Burgut të Durrësit, pasi akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit.  Sipas njoftimit të bluve, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrestit në shtëpi” për mjeken e spitalit të Durrësit. Njoftimi i policisë: Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga ish-drejtori i IEVP Durrës. Ekzekutohet masa e sigurisë edhe për doktoreshën e IEVP Durrës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin...