Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri

Tetë persona janë arrestuar pas arratisjes spektakolare të të dënuarit të rrezikshëm Altin Ndocit ditën e djeshme nga spitali Rajonal i Durrësit. Mes 8 personave të arrestuar janë edhe kryeinfermieri Aulon Çuko dhe Zëvendës shefi i komanduar i policisë, Desdemon Pazaj. Emrat e të arrestuarve -Aulon Çuko– Kryeinfermieri -Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë -Pesë policët e shoqërimit:Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela –Violeta Uka Si ndodhi arratisja?    Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që...