Arratisja e Altin Ndocit/ Dalin para Gjykatës së Durrësit 8 të arrestuarit, mes tyre edhe 5 policët e burgut

Arratisja e Altin Ndocit/ Dalin para Gjykatës së Durrësit 8 të arrestuarit, mes tyre edhe 5 policët e burgut

durres DURRËS- Tetë personat e arrestuar në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, janë paraqitur sot para Gjykatës së Durrësit, ku do të njihen me masën e sigurisë. Mes 8 të arrestuarve, 5 janë efektivë të Policisë së Burgjeve, shefi i komanduar i policisë së burgut, si dhe kryeinfemieri i IEVP Durrës. Një ditë më parë u ekzekutua vendimi i gjykatës për masën “arrest në burg” për ish-drejtorin e IEVP Durrës Indrit Cërloj. Arrestimi i tij u bë i mundur vetëm një ditë pas shkarkimit nga detyra si drejtor i Burgut të Durrësit, pasi akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit. Po ashtu, u ekzekutua masa e sigurisë “arrest në shtëpi ” për mjeken e burgut, Ylfete Sema. PERSONAT E ARRESTUAR ...