Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj
altin ndoci-indrit cerloj TIRANË- Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, është arrestuar mesditën e sotme. Paraprakisht, raportohet se ai është vënë në pranga për “shpërdorim detyre”. Arrestimi i tij vjen vetëm një ditë pas shkarkimit nga detyra si drejtor i Burgut të Durrësit, pasi akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit. Në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjthshme të Burgjeve theksohet se verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore. Më 14 janar, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari firmosi shkarkimin e Cërlojt dhe ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm...
Burimi:
zeri.ai