Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet Indrit Cërloj, një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet Indrit Cërloj, një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit

Një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është vënë sot në pranga. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se policia ka zbatuar masën e ‘arrest me burg’, e dhënë nga Prokuroria pas arratisjes së të paraburgosurit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Altin Ndoci. Po ashtu është ndaluar edhe mjekja e burgut të Durrësit, Ylfete Sema, ndaj të cilës është dhënë masa ‘arrest shtëpie’. Top Channel