Arratisja e Altin Ndocit, “arrest në burg” për drejtorin e Burgut të Durrësit, mjekja lihet në “arrest shtëpie”
Gjykata e Durrësit vendosi dje arrest në burg për drejtorin e arrestuar të burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe arrest në shtëpi për mjeken e institucionit Ylfete Sema, duke lënë kështu në fuqi vendimin paraprak për këta dy shtetas. Ndërkohë shtunën e kaluar gjykata e Durrësit la në qeli 3 nga 8 të arrestuarit e tjerë për arratisjen e Altin Ndocit, ndërsa dy të tjerë u lanë arrest shtëpie dhe tre detyrim paraqitjeje. Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore ndërsa akuzohet nga SPAK për përkrahja e autorit të krimit, konkretisht shtetasit Talo Çela, gjatë viteve 2020 – 2021 në qytetet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në lidhje me vrasjen e Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia. Po ashtu ai akuzohet për...
Burimi:
sot.com.al