Arratisja e Altin Ndocit, ‘arrest në burg’ për drejtorin e Burgut të Durrësit, mjekja lihet në ‘arrest shtëpie’
Gjykata e Durrësit vendosi arrest në burg për drejtorin e arrestuar të burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe arrest në shtëpi për mjeken e institucionit Ylfete Sema, duke lënë kështu në fuqi vendimin paraprak për këta dy shtetas. Ndërkaq të shtunën e kaluar gjykata e Durrësit la në qeli 3 nga 8 të arrestuarit e tjerë për arratisjen e Altin Ndocit, ndërsa dy të tjerë u lanë arrest shtëpie dhe tre detyrim paraqitjeje. “Ishte caktuar më parë masa e arrestit në burg dhe gjykata vendosi vazhdimin e kësaj mase. Jemi dakord që është ngjarje e rëndë, ka cenuar sigurinë e sistemit të drejtësisë, por përgjegjësia është personale, individuale dhe çmojmë se kemi të bëjmë me interpretim të gabuar të ligjit në lidhje me detyrën që...
Burimi:
top-channel.tv