Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Tre shtetas shqiptarë, të akuzuar për përfshirje në një rrjet të organizuar të trafikut të drogës në Gent të Belgjikës, kanë vendosur që të arratisen duke humbur kështu dhe garancinë pasurore që kishin lënë në Gjykatë. Sipas Prokurorisë Publike të Belgjikës, të pandehurit dyshohet se ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me shitjen e drogës. Seanca gjyqësore u zhvillua të mërkurën, por asnjëri prej tyre nuk ishte i pranishëm. Ngjarja që çoi në zbulimin e rastit daton më 6 tetor 2024, kur policia ndaloi një automjet në zonën Gent-Zuid. Gjatë kontrollit, u gjetën sasi kanabisi dhe 3,100 euro para cash. Hetimet u thelluan pasi në telefonat e të dyshuarve u zbuluan mesazhe që lidhen qartë me aktivitetin e shitjes së drogës....