Arrati e planifikuar gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut

Arrati e planifikuar gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut

Arratisja e 38-vjeçarit Altin Ndoci ndodhi pas një planifikimi disa mujor të detajuar. Fillimisht i paraburgosuri me një skedë të rëndë kriminale nga SPAK ndërtoi një fabul për një sëmundje akute që e detyronte policinë e burgjeve ta çonte në spitalin e Durrësit dhe jo në spitalin e burgjeve në Tirane. Me pretendimin e krizave në veshka, Ndoci shkoi disa herë në repartin infektiv të spitalit të Durrësit, ku identifikoi hapësirat që do t’i hapnin dyert e arratisë këtë të martë, me ndihmën e bashkëpunëtorëve që e morën me makinë nga ku humbi gjurmët. Teksa Ndoci me rrezikshmëri të lartë shoqërore endet i lirë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, firmosi të mërkurën shkarkimin nga detyra të drejtorit të Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, dhe të...