Armët i sillnin nga Kosova dhe i magazinonin në Selitë, “çmontohet” grupi kriminal, 4 të arrestuar (EMRAT-VIDEO)
pamje nga operacioni TIRANË- Një arsenal armësh është zbuluar në zonën e Selitës në Tiranë, si rezultat i një operacioni që çoi në arretimin e katër personave, pas një hetimi 2-mujor. Në pranga kanë rënë: Gloris Nezaj 39-vjeç, Rezarto Rumi 48-vjeç, Kelvin Caushi 49-vjeç, Ardjan Caushi 45-vjeç. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se këtë shtetas i siguronin armët kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë. Gjatë kontrollit në ambientit e përshtatur, banesave të tyre, shërbimet e Policisë sekuestruan 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, jelek multifunksion dhe 9 celularë. Po ashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të...
Burimi:
zeri.ai