Armë dhe sende me vlerë/ Goditet banda e “skifterëve” shqiptarë në Itali, 1 në pranga, 2 në arrati
Pamje nga operacioni i Policisë TORINO- Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Torino, pasi dyshohet se është pjesë e një bande grabitësish të përfshirë në disa vjedhje të përsëritura në zonë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, kur autoritetet e drejtësisë gjatë patrullimit në Rrugën Sospello, vunë re një person që përdorte elektrik dore për të kontrolluar një dere, duke ngjallur dyshime. Pasi mbërritën në ndërtesë, oficerët kryen një kontroll të brendshëm dhe, teksa iu afruan një prej dyerve, dëgjuan zhurma që vinin nga brenda. Pak çaste më vonë, tre persona dolën me shpejtësi dhe u larguan në drejtime të ndryshme, duke hedhur sende gjatë arratisjes. Policia arriti të ndalojë 42-vjeçarin shqiptar, ndërsa u konstatua se autorët kishin hyrë në bodrume duke thyer drynat me forcë....
Burimi:
zeri.ai