Armando Duka zgjidhet me 100 përqind të votave: Rrugëtimi vazhdon!
Nga Armando Duka- Besim për vazhdimësi. Besim për vizionin. Besim për futbollin shqiptar. Falënderoj sinqerisht nga zemra anëtarët e familjes së madhe të futbollit shqiptar për besimin e dhënë edhe një herë. Ky besim nuk është privilegj, por një përgjegjësi edhe më e madhe. Mandati që nis sot do të mbështetet mbi stabilitet, vizion afatgjatë dhe vendimmarrje të përgjegjshme, me respekt të plotë për rregullat, për lojën dhe për institucionin. Futbolli përparon vetëm kur veprojmë si një skuadër e bashkuar. Zgjedhja për vazhdimësi përfaqëson besim në punën e deritanishme dhe në drejtimin tonë të përbashkët. Me përkushtim dhe angazhim kolektiv do ta çojmë përpara këtë proces, sepse e ardhmja e futbollit shqiptar ndërtohet mbi punë të qëndrueshme, standarde të larta dhe përgjegjësi institucionale. Progresi real...
Burimi:
kohajone.com