Arma e zjarrit e gjetur në një shëtitore në Sarandë, policia njofton se ishte imitim
Një armë pistoletë tip “Glock” u gjet sot në orët e para të mëngjesit e hedhur në një nga lulishtet në shëtitoren “Naim Frashëri” të Sarandës mbi plazhin “Centrali”. Armën e zjarrit e kanë pikasur efektivë të Policisë Bashkiake të Sarandës. Ata kanë siguruar vendin e ngjarjes deri në ardhjen e efektivëve të Komisariatit të Policisë Sarandë. Kanë nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit të hedhjes së armës së zjarrit. Sipas burimeve policore të Sarandës pas hetimeve të kryera për rastin e armës së gjetur mëngjesin e kësaj të mërkure në një lulishte mbi plazhin Centrali sqaron se pas verifikimeve të armës së gjetur në shëtitore arma rezulton të jetë armë imituese me sfera plastike, e...
Burimi:
top-channel.tv