‘Apple’ dhe ‘Samsung’- Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

‘Apple’ dhe ‘Samsung’- Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

PAJISJET E SEKUESTRUARA TIRANË-Dega Doganore e Rinasit ka njoftuar se ka bllokuar 920 pajisje elektronike, mes të cilave ishin 510 celularë të markave Apple dhe Samsung. Njoftimi: Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Degën Doganore Rinas ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe "Samsung", prej të cilëve 510 celularë të llojeve të ndryshëm, në dyshimin për cënimin e pronësisë intelektuale. Strukturat doganore vazhdojnë verifikimin e mëtejshëm të rastit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.