Apeli lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro
Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka lënë sot në fuqi dënimin me dy vite burg të Jorgo Goros. Goro është dënuar nga GJKKO në shkallë të parë më 30 korrik 2025 me 2 vite burg, për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai vuajti 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Dënimi ndaj tij parashikoi po ashtu edhe heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite. Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut, të cilën Gjykata e Posaçme e ka nën sekuestro. Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë...
Burimi:
argjiroja.net