Apeli i GJKKO shtyu vendimin, SPAK paraqiti prova të reja: Biznesmeni dyshohet se i bleu Porsche drejtoreshës së AKSHI-t
foto ilustruese-mirlinda karcanaj TIRANË- Prokurorët e SPAK kanë paraqitur prova të tjera në seancën e djeshme në GJKKO, për masat e sigurisë ndaj të hetuarve të dosjes "AKSHI", ndërsa vendimi për këtë çështje do të shpallet më 5 shkurt në orën 15:00. Gjatë seancës, prokurorët e çështjes ka kërkuar që të ngelin në fuqi masat e mëparshme, teksa kanë paraqitur prova të reja në Apelin e GJKKO-së lidhur me hetimet që po zhvillohen për Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Bëhet fjalë për prova që tregojnë marrëdhënie të dyshuara financiare mes biznesmenësh në kërkim dhe familjarëve të ish-drejtoreshës, Mirlinda Karçanaj. Një nga provat më të forta lidhet me blerjen e një automjeti Porsche në vlerë 38 700 euro nga Porsche Albania, përmes një zinxhiri kompanish. Kontratë pas kontrate,...
Burimi:
zeri.ai