Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurisë së ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Ky i fundit akuzohet se e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Apartamenti është në emër të vëllait të ish gjyqtarit të Kushtetueses. Kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurisë bazohet në ligjin anti-mafia. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja po përballet me drejtësinë për akuzën e deklarimit të rremë ose fshehjes së pasurisë. Kjo pasi ai nuk justifikon me burime të ligjshme një apartament që ka në pronësi.
Burimi:
kohajone.com