Apartamente, karburant e biznese/ Konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut, rivalit të Aldo Bares

Apartamente, karburant e biznese/ Konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut, rivalit të Aldo Bares

Saimir Taullau FIER-Prokuroria e Fierit ka konfiskuar 10 pasuri në pronësi të Saimir Taullaut, i njohur si rivali i Aldo Bares, kreut të “Bandës së Lushnjës”, dhe familjarëve të tij. Njësi shërbimi, karburant, ndërtesa, troje dhe godina, dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal dhe kanë burime të paligjshme. Aksioni ka ardhur menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Fierit dhe bashkë me Policinë është bërë ekzekutimi. Saimir Taullau, rezulton i dënuar për tregti heroinë në Shqipëri dhe në një vend të Bashkimit Europian. Në vitin 2020 ai është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, ku më pas u ekstradua në Zvicër, për shkak se rezultonte i dënuar me 4 vite burg në Zvicër, për akuzën e tregtimit e një sasie heroine. Ai iu ka shpëtuar disa herë atentateve,...