Anuela e bashkisë i jep 2 mln euro me flamur të kuq Breçanit, që të ruajë UKT-në

Anuela e bashkisë i jep 2 mln euro me flamur të kuq Breçanit, që të ruajë UKT-në

Teksa qytetarët e Tiranës si taksapagues mbushin buxhetin e institucioneve baahkiake e në çezma s’kanë as ujë, paratë e taksave të tyre kryetarja e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani ia jep privatit që të ruajë drejtorin e UKT Flauers Shoshi. Paratë e tenderave të Bashkisë me objekt Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) janë kanalizuar në drejtim të një kompanie me lidhje të forta politike dhe policore. Një tender i fundit me “flamur të kuq” për mungesë konkurrence faktor haptazi korrupsioni, tregon se si kryetarja e bashkisë Anuela Ristani i ka kaluar mbi 2.1 miliardë lekë kompanisë “BREÇANI – R.O.S.P”, në letra të Fatbardh Breçanit. Në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm një operator, duke bërë që gara të jetë fiktive dhe fituesi të mos ketë asnjë rival...