“Antidroga” operacion në Tiranë, arrestohet pranë TEG-ut 45 vjeçari – EMRI
Agjentët e Antidrogës kanë zhvilluar një operacion antidrogë në Tiranë, në kuadër të së cilit është arrestuar një person. Në pranga ka rënë Ervin Kaftiraj, i cili sipas policisë është arrestuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut. Gjatë kontrolit fizik atij i i është gjetur mbi 1 kg kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës. “Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut, shtetasin E. K., 45 vjeç të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës. Më tej, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet 1 armë gjahu dhe 1...
Burimi:
gijotina.com