“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Zbardhet dosja, si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun tjetër
Është zbardhur momenti i arratisjes së Altin Ndocit, teksa ishte dërguar në spitalin e Durrësit për një kontroll mjekësor. Në dosjen hetimore, të siguruar nga Top Channel, thuhet se Altin Ndoci realizoi arratisjen teksa po priste për një rikontroll brenda asaj ditë ne spitalin e Durrësit. Gjatë kësaj kohe, ai ankohej për dhimbje veshkash dhe ka shkuar katër herë në tualet. Në momentin sapo efektivët i kanë hapur zgarën e hekurit për te tualeti, i paraburgosuri Altin Ndoci e ka goditur me grusht në mes të kraharorit punonjësin e policisë Fatjon Baçi dhe ai ka rënë mbi kolegun e tij Sali Ferrollari dhe të dy janë rrëzuar përtokë. Më pas i paraburgosuri Altin Ndoci ka ikur me vrap nëpër korridor dhe dy punonjësit e policisë...
Burimi:
top-channel.tv