Ankesat për rritjen e çmimeve/ Autoriteti i Konkurrencës nis hetim të thelluar ndaj kompanive Vodafone dhe One
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania. Autoriteti i Konkurrencës gjatë fazës së hetimit paraprak të tregut ka gjetur elementë që mund të tregojnë sjellje anti-konkurruese nga dy operatorët celularë, siç është rritja e çmimeve. Pjesë nga analiza e publikuar nga Autoriteti i Konkurrencës AKEP në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare, sipas vlerësimit të AK, nuk ka realizuar një analizë dhe vlerësim të përgjithshëm krahasues për ndryshimet e kryera në paketat standarde nga tre operatorë celularë në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. Tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Shqipëri paraqitet si një duopol, ku dy operatorët në fjalë zotërojnë së bashku 100% të tregut. Kjo strukturë...
Burimi:
top-channel.tv