Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram

Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar një kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, i cili vuan dënimin në burgun e Burrelit. Pjetri, i njohur si pjesë e grupit kriminal të ashtuquajtur “Babagjyshët”, është vënë në qendër të vëmendjes pas publikimit në profilin e tij në Instagram të një audioregjistrimi, ku ai akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e ka lejuar të botojë një roman të shkruar prej tij, me arsyetimin se përmban akte dhune. Pas këtij publikimi, autoritetet penitenciare kanë nisur verifikimet për të zbuluar si është realizuar regjistrimi audio dhe në çfarë mënyre është shpërndarë nga brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, duke ngritur dyshime për përdorim të mjeteve të palejuara të komunikimit. Sipas burimeve zyrtare, kontrolli në qelinë e...