Anila Bisha kërkoi ngritjen e padisë për ministren Diella, Gjykata Administrative “rrëzon” aktoren
Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën për sigurimin e padisë depozituar nga aktorja Anila Bisha, e cila u ankua për përdorimin e imazhit tek ministrja virtuale “Diella”. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se refuzimi për sigurim padie u dha deri sa çështja të zgjidhej në themel. Pala e paditur pretendon se vetë aktorja kishte rënë dakord që të përdorej imazhi i saj, çka sipas tyre vërtetohet edhe në një CD që dorëzuan në gjykatë, ku Anila Bisha deklaronte se ishte dakord që imazhi dhe zëri i saj të përdorej për e-Albanian. Nga ana tjetër avokati i aktores kundërshtoi duke thënë se ajo ka pasur një kontratë që imazhi i saj të përdorej vetëm si asistente virtuale për shërbimet në e-Albania, jo si ministre. Pasi dëgjoi...
Burimi:
top-channel.tv