Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Angli, oficeri shqiptar i emigracionit akuzohet për vjedhje të sendeve me vlerë nga emigrantët
Prokuroria britanike (Crown Prosecution Service) ka njoftuar sot se gjashtë oficerë imigracioni janë akuzuar për disa vepra penale, përfshirë komplot për të vjedhur dhe sjellje të pahijshme në detyrë publike, pas pretendimeve se kanë vjedhur sende nga emigrantët dhe kanë pastruar para. Top Channel mëson se mes të arrestuarve është edhe një shtetas shqiptar me mbiemër të ndryshuar i cili punonte si oficer emigracioni. Ai është Besmir Matera dhe akuzohet për komplot për të vjedhur, në kundërshtim me nenin 1 të Aktit të Ligjit Penal 1977, sjellje të pahijshme në detyrë publike, në kundërshtim me të drejtën zakonore, fshehje, maskim, shndërrim, transferim ose largim të pasurisë kriminale, në kundërshtim me nenin 327 të Aktit për të Ardhurat nga Krimi 2002, marrje leje për të hyrë...