Angli/ Ekzekutimi  kurdit. Arrestohen 5 bashkëpunëtorët e Babales së TikTok-ut, njëri prej tyre ekstradohet nga Belgjika

Angli/ Ekzekutimi  kurdit. Arrestohen 5 bashkëpunëtorët e Babales së TikTok-ut, njëri prej tyre ekstradohet nga Belgjika

Pesë persona janë arrestuar nën dyshim për vrasje në Stockton, Angli, pas gjetjes së trupit të një burri 49-vjeçar në një banesë në rrugën Egglescliffe Close në lagjen Hardwick të shtunën në mbrëmje. Mes të arrestuarve janë një 19-vjeçar, dy 18-vjeçarë dhe dy djem 17-vjeçarë. Sipas Teesside Evening News të cilës i referohet Top Channel, një nga të dyshuarit, Sajmir Dodoveci, 40 vjeç, i cili është lidhur me vrasjen e Hemawand Ali Hussain në Hartlepool në vitin 2019, u kap nga policia belge në një stacion treni në Bruksel më 23 dhjetor dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar. Dodoveci tashmë është akuzuar për vrasje dhe do të paraqitet në Teesside Crown Court. Kjo hetim ndërkombëtar u zhvillua nga Cleveland Police dhe National Crime Agency...