Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Angli/ E dashura shpëton shqiptarin e dënuar nga dëbimi, “The Telegraph” zbardh vendimin e gjykatës së emigracionit
Një shtetas shqiptar i dënuar për kultivim droge ka shmangur dëbimin nga Mbretëria e Bashkuar, pasi një gjykatë vendosi se kthimi i tij në Shqipëri do të kishte pasoja “padrejtësisht të ashpra” për partneren e tij, e cila nuk flet shqip dhe nuk ka lidhje me vendin. Armando Iberhasaj u dënua me katër muaj burg pasi u kap duke kultivuar mbi 200 bimë kanabisi në një banesë në zonën e Derbyshire. Sipas The Telegraph së cilës i referohet Top Channel, Iberhasaj u shpreh se dëbimi do të shkelte të drejtën e tij për jetë familjare sipas Nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se dënimi nën një vit nuk e bënte subjekt të dëbimit automatik. Gjykatësja e Tribunalit të Lartë...