Angli, 19-vjeçari shqiptar rrëzohet dhe vdes në kantierin e ndërtimit, pronari dënohet me… 42 mijë paund

Angli, 19-vjeçari shqiptar rrëzohet dhe vdes në kantierin e ndërtimit, pronari dënohet me… 42 mijë paund

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë në një bosht ventilimi në një aksident të cilësuar si “plotësisht i shmangshëm” në një kantier ndërtimi në Acton, Londër. Viktima, Renols Lleshi, po ndihmonte në çmontimin e skelave në kopshtin e çatisë në katin e 12-të të një pallati në ndërtim, në zonën e Ark Soane Academy në Mill Hill Road. Sipas hetimeve, teksa ai shkeli mbi një bosht ventilimi, mbulesa e tij u shemb, duke e bërë të binte gjashtë kate poshtë, çka i shkaktoi vdekjen. Autoriteti britanik për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë (HSE) konstatoi se hapësira ishte mbuluar vetëm me një fletë kartoni gipsi dhe shkumë çatie, masa këto të pamjaftueshme sigurie. Po ashtu, u zbulua se inspektimet rutinë të objektit nuk...