ANALIZË NGA LUAN RAMA – Kur Presidenti i Republikës bëhet haxhi…
Shfaqja publike e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Haxh, brenda një rituali fetar të strukturuar dhe me ngarkesë të plotë fetare, përbën një provokim kushtetues në kuptimin më të thellë të fjalës, pasi shfaqet si cënim i hapur i parimit të laicitetit dhe mënyrës së përfaqësimit simbolik të shtetit prej Kryetarit të Shtetit.Në një republikë kushtetuese, Presidenti nuk është individ privat që qëndron paralel me funksionin e tij institucional. Ai është figura që mishëron unitetin e popullit dhe unitaritetin e shtetit përtej dallimeve politike, shoqërore dhe fetare.Pikërisht për këtë arsye, ai nuk përfaqëson vetëm veten, por një hapësirë të përbashkët ku asnjë qytetar nuk duhet të ndihet i përjashtuar për shkak të bindjeve të tij.Laiciteti i shtetit, i sanksionuar në Kushtetutë, nuk është një...
Burimi:
sarandanews.com