“Analizat u bënë në Itali”, Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”, çfarë zbuluan hetimet: Janë toksike, rrezik për njeriun…

“Analizat u bënë në Itali”, Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”, çfarë zbuluan hetimet: Janë toksike, rrezik për njeriun…

Prokuroria e Durrësit-kurum DURRËS- Prokuroria e Durrësit kërkoi masa sigurimi për 33 persona, prej të cilave janë ekzekutuar 20 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e 13 personave të tjerë, lidhur me 102 kontenierë me mbetje kimike të kompanisë "Kurum". Në njoftimin zyrtar, Prokuroria ka dhënë detaje mbi mbetjet e kompanisë, duke bërë me dije se sasia e sekuestruar ndodhet aktualisht në Porto Romano. “Nuk rezultoi asnjë institucion, laborator apo ent që të kishte infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e procesit të marrjes së mostrave dhe analizimit të tyre”, njoftoi prokuroria. Sipas njoftimit, testimet laboratorike janë kryer në Itali, nga ku ekspertimi provoi se mbetjet në anijen Moliva" janë toksike dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisit. Pas administrimit të aktit të...