Analiza vjetore e AKBPM, Sula: Zero tolerancë për medikamentet e skaduara
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, mori pjesë në analizën vjetore të AKBPM, ku u prezantuan rezultatet e vitit dhe prioritetet për forcimin e kontrollit në tregun farmaceutik dhe të pajisjeve mjekësore. Në fjalën e tij, ai theksoi se ky sektor është kritik për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Barnat dhe pajisjet mjekësore duhet të jenë plotësisht të certifikuara, të kontrolluara dhe në përputhje me kuadrin ligjor dhe standardet e Bashkimit Evropian. Sula u ndal te rreziqet nga barnat kontrabandë, të falsifikuara apo të skaduara, si dhe te ofrimi i shërbimeve nga staf i paautorizuar e i paliçencuar, duke nënvizuar se këto praktika cënojnë shëndetin publik dhe dëmtojnë besimin te sistemi i kontrollit. “Ky është një sektor ku nuk ka kompromis. Barnat kontrabandë, të falsifikuara apo...
Burimi:
top-channel.tv