Analisti Mile: Lëvizja e Salianjit rrezik për Berishën. PD ka nevojë për modernizim, ndryshim lidershipi

Analisti Mile: Lëvizja e Salianjit rrezik për Berishën. PD ka nevojë për modernizim, ndryshim lidershipi

Analisti politik Klementin Mile thotë se Sali Berisha u frikësua politikisht nga nisma e Ervin Salianjit dhe u përpoq t’i priste hovin asaj duke e cilësuar demokratin si të vetë përjashtuar nga Partia Demokratike. ”Çdo dalje nga rrjeshti apo devijim nga linja e lidershipit është e rrezikshme për PD dhe ruajtjen e kontrollit nga Berisha. Ata nuk lejuan rritjen e Salianjit dhe lëvizjes së tij por dhanë mesazhin që ai është vetëpërjashtuar”,-tha ai. Duke komentuar mungesën e protestave masive pavarësisht skandaleve të shumta qeveritare, Mile tha se problemi kryesor i opozitës nuk janë denoncimet, por mungesa e besueshmërisë tek qytetarët. Sipas tij, çfarëdo që të thotë opozita nuk e dëmton realisht mazhorancën, e cila vazhdon të qeverisë falë legjitimitetit institucional, edhe pse ka humbur atë...